Minuta e 65-të e ndeshjes. Siti po barazon 2-2 me Totenhemin dhe në sulm gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për kampionët e Anglisë pasi, pavarësisht dy golave të shënuar, janë shpërdoruar raste pa fund shënimi. Guardiola vendos të ndryshojë diçka me shpresën që ekipi të gjejë qetësinë e duhur para portës. Jashtë Aguero për Gabriel Zhezus. Dhe këto fillon gjithçka.

Sherr Pep Kun 1
Sherr Pep Kun 1

Argjentinas del me të shpejtë nga fusha, takohet me shokun brazilian të ekipit dhe merr rrugën menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pa shkuar fare në stol. Trajneri spanjoll nuhat situatën dhe ikën pranë sulmuesit të tij, i cili është dukshëm i nervozuar dhe i hakërrehet Guardiolës, që gjithashtu inatoset dhe me tone të larta i shpjegon arsyet e zëvendësimit, të cilat duket se nuk gëlltiten nga numri 10 i Sitit, që vijon me të tijën dhe largohet pas një debati të ndezur. Gjithsesi, pas ndeshjes, çdo gjë është sqaruar mes tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb