Një autobus me dy kate në Kinë, përveçse ofron një shëtitje të këndshme, krijon edhe mundësinë për të darkuar duke shijuar pamjen e mrekullueshme të Pekinit.
Autobusi, me tavan panoramik prej xhami, u ofron pasagjerëve një darkë të shijshëm restoranti ndërsa kalon nëpër ndërtesa të rëndësishme të Pekinit.
Autobusi ka 24 vende pranë dritares, duke iu dhënë mundësinë turistëve të shijojnë pamjet e bukura të mbrëmjeve.
Udhëtimi me autobus në një rrugë prej 40 kilometrash, zgjat rreth dy orë, dhe përfshin vende të ndryshme turistike historike të Chaoyang, si qendra olimpike e Pekinit, brezi kulturor dhe ekonomik i lumit Liangma si dhe zona përreth. Ky shërbim pritet të vihet zyrtarisht në funksion nga mesi i muajit nëntor.