Vendet në të gjithë botën mirëpriten vitin e ri 2019 me spektakle fishekzjarresh dhe urimet për një vit të suksesshëm.
Fillimisht ishte Zelanda e re dhe Australia te cilat shpalosen spektaklin e tyre te vitit te ri.

Në Dubai, spektakli i fishekzjarrëve u realizua nga kulla më e lartë në botë Burxh Kalifa.

Me pas e gjithë vëmendja u zhvendos në Europe.

Në Berlin spektakli u zhvillua përpara portës së Brandenburgut
Në Paris, spektakli u zhvendos te Harku i Triumfit ku mijëra njerëz vendosen ta presin jashtë vitin 2019.

Në Londër një fonogram me artistët më të mirë muzikor të vitit festoi diversitetin e kryeqytetit, pasi Big Ben, i heshtur për pjesën më të madhe të vitit 2018 për shkak të rinovimeve, ndriçoi sërish këtë vit te ri.

Në Nju Jork, aty ku gjithmonë mediat ndërkombëtare fokusohen për të ndjekur spektaklin e jashtëzakonshëm të vitit të ri, koncertin e drejtoi këngëtarja Shqiptare Bebe Rexha e cila solli hitet e albumit të saj të ri dhe njëkohësisht Imagine nga Jenon Lenon.

Edhe Brazili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen për spektaklin qe organizon për festen e ndërrimit të viteve. Në Kopakabana, njerëzit festuan buze detit ardhjen e 2019.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: