Cristiano Ronaldo do të fitojë gjithmonë. Jo më kot ishte një nga lojtarët më të nervozuar të Juventusit në sfidën e fundit që “Zonja e Vjetër” humbi 2-0 në transfertën e Romës. Sulmuesi portugez u përplas verbalisht me kapitenin roman Alessandro Florenzi.

Në debat e sipër, CR7 i vuri në dukje rivalit të tij diferencat fizike mes tyre. “Je shumë i vogël për të folur”, i thotë Ronaldo kapitenit të Romës, duke ndezur më shumë irritimin e këtij të fundit. Pas ndërhyrjes së arbitrit dy futbollistët u sqaruan, por vetëm për momentin. Pas ndeshjes Florenzi, i cili shënoi edhe golin e epërsisë për Romën nuk harroi të sulmonte sërish portugezin. “Ai është Topi i Artë dhe mendon se ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë”, është shprehur futbollisti roman.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb