Një incident është regjistruar sot në takimin e deputetes Rudina Hajdari me të rinjtë në Shkodër. Teksa përshëndeti të pranishmit, në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, një prej nxënësve është çuar në këmbë duke i thënë asaj se është shtojcë e Edi Ramës në parlament dhe se është turpi i këtij vendi.

Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Evropa apo nga je? Do bëhesh çun evropian apo jo?

Nxënësi: A njef Azem Hajdarin ?

Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve”.

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës dhe mësues, ajo që ndodhi tani është pikërisht cfarë bën politika sot. Ne na ndan mes PS dhe PD, ne nuk duhet ta lejojmë të na përçajnë. Ne jemi shqiptarë në radhë të parë.

Pas këtij incidenti deputetja Rudina Hajdari mbylli fjalimin e saj në aktivitetin me nxënësin e shkollës “Shejnaze Juka”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb