Për ndeshjen e Kupës së Libertadores mes Santosit dhe Independientes do të flitet gjatë.

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e dytë e cila u mbyll 12 minuta para kohe, për shkak se tifozët e ekipit brazilian pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë.

Ky reagim i tyre në fakt erdhi si pasojë e humbjes 3-0 në tavolinë në ndeshjen e parë, të dhënë nga “Comnebol”. Independiente u favorizua për shkak se Santos kishte aktivizuar në lojë futbollistin Carlos Sancezh, i cili ishte i skualifikuar për një sanksion të marrë kur luante akoma me River Plate. Një skualifikim që nuk ishte shlyer kurrë, sepse futbollisti kishte kaluar tre vite në Europë.

Për veprimin e tifozëve të cilët ndërprenë ndeshjen e kthimit ka folur edhe ‘ylli’ i Santos, Rodrygo Goes, i blerë këtë verë nga Reali i Madrid.

Më saktë, 17-vjeçari është filmuar duke iu thënë disa personave në shkallët e stadiumit se “tifozët kanë bërë mirë, ndeshja ka mbaruar kur i dhanë atyre fitoren në tavolinë, është një trup. Do të doja të thoja shumë gjëra, por më mirë të hesht”.

Gjithsesi Rodrygo Goes nuk është ndalur këtu, por ka shtuar: “Conmebol, bij kurvash”. Kjo frazë po bën xhiron e internetit dhe rrezikon t’i kushtojë shumë talentit të Santos. Vështirë të mendohet se Conmebol nuk do të marrë masa.

Një arsye më shumë për të pritur me padurim transferimin në Madrid, që do të realizohet në korrik të 2019-ës, duke parë se ai nuk mund të largohet nga Brazili para se të mbushë 18 vjeç. Ndërkohë, federata amerikanojugore mund të vendosë ta kthejë në shkollë. Nga ana tjetër, moshën e ka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb