Përveç humbjes së rëndë në gjysmëfinalen e vajtjes në Champions League, tifozët e Liverpool largohen nga Barcelona me një imazh të rrënuar. Nuk është diçka e re, që tifozët anglezë në përgjithësi shkaktojnë rrëmujë dhe trazira, por videot dhe fotot e tyre nga transferta kataluanjase kanë mbushur rrjetin dhe kanë shkaktuar shumë indinjatë në mediat iberike.

Ato raportojnë pamjet e shesheve të mbushura me mbeturina, përplasjen me policinë dhe sjellej e pahijshme të anglezëve, të cilët mes të tjerave sulmuan edhe turistë të ndryshëm, duke i hedhur disa prej tyre në shatërvan.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat spanjolle, policia ka arrestuar tetë tifozë të Liverpool. Edhe klubi anglez nuk ka qëndruar indiferent, teksa me anë të një deklarate ka dënuar sjelljen e mbështetësve të tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb