Mançester Junajtid u mund në fazën çerekfinale të FA Cup në Angli, dhe “lau duart” me këtë kompeticion. Në transfertë ndaj Uolvesit, ekipi i Solskjaer, u mund me shifrat 2-1. Pas një pjese të parë pa gola, për vendasit zhbllokoi shifrat Himenez, me golin në minutën e 70-të.

Vetëm 6 minuta më pas, Jota gjeti edhe golin e dytë, duke siguruar kështu kualifikimin e Uolvesit për në fazën tjetër. Goli i Rashford në minutën 95-të, vetëm sa i ngushtoi shifrat.

Nga ana tjetër, Junajtid duke u larguar nga ky kompeticion, përqendrohet tashmë tek Premier League, dhe tek çerekfinalja ndaj Barcelonës në Champions League.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb