Juventus nuk ndalet në misionin për të mbrojtur titullin kampion në Serie A. “Zonja e Vjetër” kaloi 1-0 Milanin, falë një goli të vonë të Paulo Dybala, duke marrë sërish kreun e renditjes në kampionatin italian.



Asgjë e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri, që gjeti përballë Milanin më të mirë të këtij sezoni. Kuqezinjtë ishin më të rrezikshëm, madje dominues në pjesën e parë, por kaq nuk mjaftoi. Me rikthimin në fushë pas pushimit, juventinët rritën ndjeshëm ritmin dhe në minutën e 77-të, Dibala shënoi golin e vetëm dhe të fitores, duke zhytur më thellë në krizë Milanin.


Kampionati Italian
Kampionati Italian

Me këtë sukses, Juventus merr sërish vendin e parë, që për 24 orë kishte qetë pronë e Interit. Zikaltërit vazhdojnë të konfirmohen pretendentë, pas fitores së vuajtur me përmbysje 2-1 kundër Veronës.

Parakalim edhe në zonën Champions, ku Lazio ka marrë vendin e tretë, pas fitores 4-2 kundër Lecces. Protagonist Thomas Strakosha, që priti edhe një 11-metërsh, megjithëse më pas e ndihmoi sistemi VAR për të mos pësuar gol.

E ndryshme është atmosfera në gjysmën tjetër të kryeqytetit italian, me Romën që mori një goditje të rëndë në transfertën e Parmës, pas humbjes 2-0.

Vazhdon të vuajë krizën e rezultateve edhe Napoli. Skuadra e Carlo Ancelotti nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Genoa, duke u larguar më shumë nga gara për titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb