Nuk ka më asnjë dyshim, marrëveshja De Ligt-Juventus është në hapin final, mungon vetëm zyrtarzimi, por gjithçka është mbyllur me një fund të lumtur. Në Holandë janë të sigurt për këtë, madje flasin dhe me detaje: 67 milion euro i ka kushtuar Juventusin kartoni i qendërmbrojtësit të Ajax. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas “De Telegraaf”:

De Ligt Juve
De Ligt Juve

De Ligt do të zbarkoj të shtunën në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësorë. Ideja është e qartë, bardhezinjtë kërkojnë që kjo tratativë të mbyllet përpara se sa Ajax të niset drejtë Austrisë ku do të zhvillojnë fazën përgatitore. Trajneri Sarri kërkon që ta këtë De Ligt në dispozicion përpara se të nis International Champions Cup më 19 korrik. Duke u kthyer te shifrat e kësaj marrëveshje: Juve kishte ofruar fillimisht 50 milion euro kesh por përballë presionit të Barcelonës dhe PSG, Agnelli dhe Paratici e rritën ofertën dhe me 15 milion plus bonuse të ndryshe duke gjetur akordin përfundimtarë me klubin e Ajax.

Në pritje të De Ligt, Sarri ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i Juventusit. Duket pak e çuditshme të shohësh Sarri me tutat e Juventusit por ky është një realitet. Sëbashku me grupin i pranishëm në seancën e parë stërvitore ishte dhe Gonzalo Higuanin por dhe dy blerjet e merkatos së verës si Rabiot dhe Ramsey.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb