Pasi kaloi hapin e parë, prezantimin te Juve, Sarri nis fazën e dytë, atë operative, për të ndërtuar ekipin e tij të ri. Sëbashku me Fabio Paraticin, drejtorin sportiv të Zonjës, Sarri do të fluturoj drejtë Greqisë ku do të takohet me C.Ronaldon, sigurisht mund të shijon disa ditë relaksi por qëllimi kryesor është të përpilojnë merkaton, sërish Ronaldo është në qendër të projektit:

“C.Ronaldo ka prekur thuajse çdo rekord botëror por un do ta bëj të vendos disa të tjerë. Gjithnjë kam pasur në dispozicion një lojtarë që ka shënuar më shumë se të gjithë në Serie A”, u shpreh Sarri gjatë prezantimit të tij, duke lënë të kuptohet se Ronaldon e sheh në rolin e sulmuesit kryesor.

Duke u nisur nga kjo ide, Paratici nuk duhet të mendoj për të gjetur në mëkato një sulmues, e ka një të tillë në dispozicion, Ronaldon, tani duhet të mendoj të gjej sulmues krahu. Douglas Costas mund ti jepet një tjetër shans me Sarrin në stol, po ashtu edhe Cuadrados ndërsa duhet parë se si mund të përshtatet Dybala në një rol të ri, në krah.

Chiesa
Chiesa

Në hyrje në merkato objektiv fiks mbetet Frederico Chiesa. Gjatë takimit Sarri-Ronaldo teme diskutimi pritet të jetë dhe moduli i lojës, një zgjidhje për të modifikuar si duhet skemën 4-3-3, skemë që praktikonte edhe Allegri. Ronaldo mund të rikthehet në kohën e Realit ku niste sulmin nga krahët, me skemën e re i duhet dikush aty përpara për ti krijuar hapësira, në skenë mund të dalë sërish emri i Icardit ose Dybala të bëj rolin që Mertens ka bërë të Napoli i Sarrit, 9-ën false.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb