Juventus ka arritur një fitore minimale 0-1 në derbin e Torinos përballë skuadrës ‘granada’. Bardhezinjtë e drejtuar nga Allegri morën 3 pikët përballë Torino-s falë golit të brazilianit Alex Sandro në minutën e 33-t.

Ky 3 pikësh i ngjit përkohësisht bardhezinjtë në vendin e parë në “Seria A”, me +2 pikë ndaj Napolit që në orën 15:00 pret ekipin e Spal në “San Paolo”.

Pavarësisht fitores Juventu-s ka dalë me një humbje të madhe nga ky takim. Sulmuesi Gonzalo Hiaguain u detyrua të linte lojën në minutën e 15-t për shkak dëmtimi, duke i mbajtur të gjithë në ankth pasi një problez serioz mund ta penalizojë pësfidën e kthimit në “Champions” përballë Tottenham.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb