Juventus-De Ligt ishte një tratative e gjatë e nisur më 10 prill ku Juve dhe Ajax u përballën në Champions League, një tratative që falë Ronaldos, Mino Raiolës dhe këmbënguljes së “Zonjës së Vjetër” u mbyll me sukses vetën në orën e para të mëngjesit të 18 korrikut me klubi bardhezi që njoftoi zyrtarisht transferimin e De Ligt në Torino.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të mërkurën talenti holandez iu nënshtrua testeve mjekësorë, ndërsa të premten parashikohet konferenca zyrtare për tu nisur më pas me ekipin në truin aziatik. Klubi i Juventusit bëri publik dhe detajet e këtij transferimi: Ajax do të përfitoj 75 milion, shumë e cila do të paguhet në 5 këste, plus 10,5 milion euro shkojnë komision për agjentin e tij Mino Raiola.



De Ligt ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Vetë De Ligt do të përfitoj 7,5 milion euro në vit plus bonuse të ndryshme që mund ta dërgojnë pagën e tij në 12 milion euro. “Zonja e Vjetër” ka blinduar menjëherë qendërmbrojtësin me një klauzolë largimi preh 150 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb