Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme ku kishte 3 gola, 2 kartona të kuq dhe emocione pafund.


Juventusi kështu e çon diferencën në 16 pikë dhe në një farë mënyre vret kampionatin italian duke e mbyllur që në fillim të marsit. Duhet theksuar që Insinje kishte shansin e artë të barazonte në fund të takimit, po ka humbur penalltinë. Pjesa e parë mund të themi se i takonte Juventusit, ndërsa e dyta Napolit që ka bërë një ndeshje të madhe.


Insinje godet penalltinë topi kap shtyllën pingule, vazhdon ende rezultati 1-2. Kajehon shënon pas një krosi të Insinjes. Napoli ngushton në 1-2. Pjaniç prek topin me dorë në mesin e fushës dhe merr kartonin e dytë të verdhë që e dërgon në dhomat e zhveshjes. Arrihet baraspesha numerike në “San Paolo”.


Bernadeski kroson Emre Can me kokë brenda zonës dyfishon shifrat. Në “San Paolo” mbizotëron qetësia. Pjaniç shënon një supergol nga goditja e dënimit që Ronaldo ka fituar. Boshnjaku shtang “San Paolon”. Meret i shkakton faull Ronaldos, pasi ai ka rrëmbyer topin, nga një gabim i Malkuit. Arbitri nuk e ka falur dhe ka nxjerrë direkt kartonin e kuq. Napoli tashmë luan me 10 lojtarë. Juventusi qartë më i avantazhuar.// Panorama Sport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb