Abdul Temitope, po kalon një moment të artë në elitën e futbollit kosovar, duke u shndërruar në një lider te skuadra e Ferizajt. Ish-sulmuesi i cili u shpall kryegolashënues me Skënderbeun dy edicione më parë në Kategorinë e Parë, ka arritur të gjejë 3 herë radhazi rrugën e rrjetës me skuadrën kosovare.
29-vjeçari nigerian po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e tij të re, ku me golat e tij, i ka dhuruar 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit skuadrës bardheblu.
View this post on Instagram
Në 10 javë kampionat ekipi i Abdul Temitope, ka regjistruar 13 pikë duke u renditur në vendin e shtatë.