Një grua u sulmua nga një jaguar në kopshtin zoologjik të Feniksit në Arizona, pasi ajo kapërceu rrethojën për të bërë një fotografi, “selfie” me kafshën e egër.

Incidenti ndodhi të premten, me 9 mars dhe vizitorja pritet të ketë një shërim të plotë nga plagët e marra.

Gruaja u kthye në kopshtin zoologjik të kafshëve të egra në Litchfield Park pas sulmit dhe tha se ajo “ndihet shumë keq për publicitetin negativ që kopshti zoologjik po merr pas incidentit”. Gruaja kërkoi falje dhe pranoi gabimin.

Kopshti zoologjik, duke cituar dëshmitarët tha se gruaja kaloi mbi një pengesë për të bërë një foto dhe u sulmua nga një jaguar femër.
Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje, tha Shawn Gilleland i Departamentit të Zjarrit Metro. Gruaja u plagos dhe kërkoi kujdes mjekësor, sipas departamentit të zjarrfikësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb