Jose Mourinho është i përjashtuari i madh i këtij sezoni. Një nga trajnerët më të mirë në qarkullim por që ende nuk po arrin të gjej ekipin dhe projektin që dëshiron. Të nisësh një sezon pa Mourinhon në stol është diçka që nuk ndodh shpesh. Që pas shkarkimit nga Man.United në dhjetor, Mou ka refuzuar disa oferta, Benfikën dhe një klub kinez por kjo situatë, me pushime të gjata, po çmend teknikun portugez: “Kam kohë për të menduar dhe rimenduar. Kam kohë të lirë por nuk jam mjaftueshëm i lumtur, kam një zjarr përbrenda”, u shpreh Murinhon për “SkySportUk” duke shtuar:

“Miqtë e mi më thonë të argëtohem, të shijoj kohën e lirë dhe pushimet. Të qëndroj me pushime në korrik e gusht është diçka që e kam bërë shumë rrallë, nuk arrij ti shijoj. Më mungon futbolli, më mungon impenjimi ndaj vetes ndaj njerëzve që më duan dhe ndaj tifozëve që kam në të gjithë botën”, theksoi Special One duke i mbyllur në fund derën çdo ekipi përfaqësues që mund ta kërkoj: “Nuk më pëlqen të jetoj një ndeshje në muaj, nuk ka ardhur akoma momenti”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb