Kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Edision Cavani tregoi se përveçëse një futbollist i madh është edhe një njeri me zemër të madhe. Konfirmimi për këtë vjen me gjestin e tij pas ndeshjes së fundit në Kupën e Amerikës kundër Kilit, ku me golin e tij të vonë i dhuroi Uruguajit fitoren dhe vendin e parë në Grupin C.

Në përfundim të sfidës, dhjetra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të parë nga afër idhujt e tyre. Cavani ishte i vetmi që iu afrua dhe mes autografesh dhe fotove me tifozët, atij i tërhoqi vëmendjen një djalë i vogël, të cilit I dhuroi edhe xhupin e uniformës zyrtare të Uruguajit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb