Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel të ethshëm mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me shifrat 2-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të. Ose të paktën kështu mendonin të gjithë. Një orë pas takimit, organizatorët e turneut kanë bërë të ditur se ndeshja… vazhdon.
Sipas tyre, gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas goli të Medina në minutën e 106-të, por thjesht e ka pezulluar atë duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.
Përtej kësaj, po rishikohet momenti i golit me VAR, pasi mendohet se ka një pozicion jashtë loje ngjatë aksionit. Kështu, stadiumi po boshatiset nga tifozët për të luajtur pa praninë e tyre rreth 4 minuta që mendohet se kanë mbetur në ndeshjen ku gjyqtari dha 15 shtesë dhe goli u shënua në të 16-ën.
Tiraron petardos al lado del banco de suplentes de Argentina y por eso el plantel se metió al vestuario. pic.twitter.com/hRtP7UsuXH
— Gastón Edul (@gastonedul) July 24, 2024