Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si një vajzë pasi merr një gur në dorë, nis të godasë një makinë. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në zonën e Komunës së Parisit.



Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, thuhet se vajza ka kapur burrin e saj ‘mat’ me një femër tjetër në makinë, dhe më pas është ‘tërbuar’.


Pasi tenton të largohet drejt mjetit të saj, një person, që mendohet se është burri i saj i shkon nga pas dhe e shtyn. Mes dy të rinjve nuk kanë munguar as të sharat dhe shtyrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb