Një sasi e madhe e kokainës rreth 384 kg është gjetur e fshehur brenda një ekskavatori Caterpillar prej 20 tonësh i cili ishte dërguar në Australi nga Afrika e Jugut.

Ngarkesa gjigande u zbulua nga Forca Kufitare Australiane pasi makina kaloi në skanerin e rrezeve X, pavarësisht fshehjes tepër të specializuar. Dy persona u arrestuan në Uellsin e Ri Jugor. Droga me sa duket ishte e destinuar për qytetet e Melburnit dhe Canberras, si dhe për vendpushimet e skive në vend.

Sasia e drogës është ndër më të mëdha të kapura nga policia dhe përfaqëson thuajse gjysmën e sasisë së kokainës të kapur vitin e shkuar në kufijtë australian. Vlera e lëndës narkotike është rreth 100 milionë euro nëse do të shitej në tregun me pakicë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb