VLORE

Një peshkaqen rreth e 3 metra i gjatë është kapur nga peshkatarët në veri të ishullit të Sazanit në Vlorë. Peshkaqeni i cilësuar nga peshkatarët si ‘peshkaqen dhelpër’ për shkak të bishtit të gjatë, peshon rreth 200 kilogramë.

“Peshkaqeni bishtdhelpër, që nuk është rasti i parë që kapet në ujërat tona, është zënë në veri të Sazanit rreth 4 milje nga bregu. Ai është rreth 3, 3 metra i gjatë. Sipas ekspertëve biologë ai është një ekzemplar i vogël dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Ai nuk hyn në grupin e peshkaqenëve të rrezikshëm dhe rastësisht kishte rënë në grepat e peshkatarëve. Fatmirësisht gjuetia e peshkaqenëve nuk është subjekti i peshkimit shqiptar”- tha një nga peshkatarët që e kapi.

Peshkaqeni dhelpër karakterizohet nga dinakëria dhe noton në 70 metra thellësi në ujë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb