Një peshkaqen me peshë afro gjysmë toni është kapur në ujërat e Adriatikut nga peshkatarët durrsakë. Gjallesa detare me gjatësi 4.5 metra u kap nga peshkarexha “Çelepia”, në 130 m thellësi.

Peshkaqen i Bardhë sipas peshkatarëve është një specie e rrallë për ujërat e brigjeve shqiptare.

Një javë më parë një tjetër peshkaqen i llojit tigër i përmasave të tilla u kap në 120 metër thellësi nga anija “Meduza”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: