Policia e Librazhdit zbardh dhe dokumenton një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetet e Librazhdit dhe Prrenjasit dhe arreston në flagrancë një 26 vjeçar.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin.

D.R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 29.05.2019, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Librazhd e Prrenjas, në periudhën mars – prill, ku dyshohet se ka vjedhur në 1 lokal, në një 1 magazinë dhe në 2 banesa, lekë, pije alkoolike e sende të ndryshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: