Katy Perry dhe Orlando Bloom befasuan fansat e tyre me postimin e tyre të ri në rrjetet sociale.

Çifti ka postuar video dhe foto duke u hedhur nga një helikopter në det. Në video, ylli i popit dhe aktori i Hollivudit numërojnë mbrapsht derisa të ulen buzë helikopetrit për tu hedhur së bashku në ujë, pa mundur të fshehin emocionet e tyre.

Një palë e tretë i kapi ata nga një distancë gjatë zhytjes së madhe, ndërsa ishin ende në ajër. Në mbishkrimin e postimit të saj, Katy Perry shkroi për Bloom: “Ashtu si yjet janë në qiell, ashtu edhe ti dhe unë do ta gjejmë njëri-tjetrin në çdo jetë”.

Të dy bëjnë shpesh postime të përbashkëta në rrjetet sociale. Një ditë më parë, këngëtarja ka postuar një klip që përdori filtra për të treguar ndryshimet në fytyrën e saj dhe të partnerit të saj me kalimin e viteve. Megjithatë, ndërsa ylli i pop-it duket se po pëson ndryshime të mëdha në pamjen e saj nga filtrat, aktori i ulur pranë saj mbetet i pandryshuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb