KORÇË
Qytetin e Korçës e ka gjetur ndryshe dhe të zbukuruar mbrëmja e kësaj të mërkure, ndërsa sytë e të gjithëve janë drejtuar tek festa e birrës dhe ku padyshim mbretëresha e të gjithave është birra “ Korça”.
Qytetarë të shumtë, vizitorë vendas dhe të huaj kanë vërshuar drejt Korçës për të shijuar atmosferën e pazakontë dhe shijen e birrës “Korça”.
Në “Shtëpinë e Birrës” ka nisur festa dhe kjo duket qartë edhe nga videoja e mëposhtme, ku ahengun dhe disponimin e i vizitorëve, nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.
Birra “Korça” ka qenë, është dhe do të mbetet si zgjedhje e parë për ata që dinë të shijojnë shijen origjinale të birrës. Kjo festë, e cila do të zgjasë plot pesë ditë do t’i zbukurojë çdo cep qytetit të Korçës apo siç njihet ndryshe si “Qyteti i Serenatave”.