VLORË

Këngë, flamuj kuq e zi dhe qindra qytetarë të mbledhur për të pritur kryeministrin Edi Rama që mbyll sot fushatën në Bashkinë e Vlorës ku kandidon për një mandat të dytë Dritan Leli.
Takimi do të zhvillohet në zonën e Lungomares, ku atmosfera dhe mijëra qytetarë vlonjatë janë mbledhur për të mbështetur kandidatin socialist.

Edi Rama Ne Vlore Atmosfera
Edi Rama Ne Vlore Atmosfera

Në sfond dëgjohet kënga ‘Kuq e zi’, ndërsa janë vendosur edhe dy ekrane gjigandë. Ky është mitingu përmbyllës i fushatëssë socialistëve për 30 qershorin. Rama ka zgjedhur Vlorën ashtu si edhe në 2 fushata të tjera, vendi ku është zgjedhur edhe deputet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb