Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në një ndeshje mes kombëtareve U-17 të Zvicrës dhe Rusisë, një incident që i ka lënë të gjithë me gojëhapur, pasi skena të tilla jemi mësuar t’i shohim në futbollin e meshkujve, por edhe femrat adoleshente nuk qenkan më pas…

Kapitenia e Zvicrës, Ela Ljustina, goditi me shkelm nga pas lojtaren ruse Zhoze-Diana Pamen çato, por kjo e fundit i përvishet duke e goditur fort me grusht. Arbitrja i nxjerr të dyja me kartont të kuq, ndërsa ndjekja vazhdon për disa sekonda nëpër fushë, me zviceranen Ljustina që del nga loja mes lotësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: