Një incident ka ndodhur sot në Universitetin e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se në universitet është mbledhur komisioni i etikes lidhur me protestën e studentëve dhe thyerjen e xhamit tek godina e re e fakultetit ekonomik.


Pas kësaj ngjarje sot është mbledhur komisioni i etikës i cili ka marrë në shqyrtim përjashtimin e studentes Desada Susaj e cila shfaqet duke thyer xhamin.


Pas dëshmisë së studentes në fjalë, një tjetër studente ende pa mbaruar mbledhja është çuar duke i hedhur bojë, gjysmë litri në kokë dhe trup rektorit të universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi.


Vendimi për përjashtimin e studentes nuk është marrë akoma dhe pritet të merret në vijimësi sepse mbledhja vazhdon.

(BalkanWeb)

Etiketa: