Zinedine Zidane kërkon një tjetër mesfushor nga Real Madrid në merkaton e verës, por trajneri duhet ta marrë në konsideratë opsionin për të zbritur vetë në fushën e lojës. Asnjë ekzagjerim, teksa konfirmimi vjen nga kjo video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa po bën edhe xhiron e botës në mediat ndërkombëtare.

Francezi ishte i ftuar në një ndeshje minifutbolli, teksa tregoi edhe një herë klasin e tij, që siç duket nuk është sfumuar aspak me kalimin e kohës. Gjesti teknik i trajnerit të Realit ishte mbreslënës, ndërsa edhe gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij, Zizu është shumë aktiv dhe ndonjëherë harron që e ka mbyllur me futbollin e luajtur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: