Konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian, Juventus më në fund përqafon dhe prezanton Matthijs De Ligt, një “xhevahir” që i kushtoi jo pak por 75 milion euro. Pritjes i erdhi fundi me holandezin që u paraqit përpara mediave duke folur si lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”:



“Më Ajax kam luajtur shumë minuta, kam shumë eksperiencë por më duhet të mësoj shumë nga të tjetër pasi un sapo kam nisur karrierën në raport me ta. Ndjesitë e para? Është një hap i madh, është lëvizja ime e parë jashtë Holandës, më duhet të përshtatem. Shpresoj tia shlyej tifozëve pritjen e tyre të ngrohtë.


Fjalët e Ronaldos? Në ato momente po përpiqesha të kuptoja se çfarë do të bëja pas pushimeve. Më duhej të prisja por isha i sigurt se destinacioni im do të ishte Juve. Të shohësh një lojtar të madh si Ronaldo i cili të afrohet dhe të fton të vish këtu është një kompilimet i madh, një ëndërr e bërë realitet. Gjithsesi nuk ishin fjalët e tij që më sollën këtu.

Sarri? Kam folur në telefon, sa për tu njohur. Ai është nga arsyet pse erdha këtu, kam dëgjuar fjalë të mira për lojën e tij. Ishte një motiv i fortë. Në Torino kërkohet Champions? Janë 3 kompeticione në valle, 4 bashkë me Superkupën. Të shohim ndeshje pas ndeshje, dëshirojmë ti fitojmë të gjitha, ky është mentaliteti i Juves. Pse Juven dhe jo PSG apo Barcelonën? Ishte një proces i gjatë. Italia është e famshme për mbrojtjen, është një sfidë e madhe për mua për më tepër që Juve tregoi se kishte më shumë besim tek un, kjo bëri diferencën në fund.
(BalkanWeb)