Është mbyllur pa supriza xhiro e parë e ndeshjeve në Grupin C të Kupës së Amerikës. Pas Uruguajit, edhe Kili shpërbleu të gjitha parashikimet duke debutuar me “poker” golash në turneun më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor. Kampionët në fuqi mundën 4-0 Japoninë që ashtu si Katari është skuadra e dytë e ftuar nga kontineti Azisë.


1560819322 Auno1085315
1560819322 Auno1085315

Japonezët rezistuan shumë në pjesën e parë, madje rrezikuan jo pak portën kundërshtare, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Kili kuptoi kërcënimin dhe në minutën e 41-të kaloi në epërsi me Pulgar. Me rikthimin në fushë pas pushimit, skuadra kialiane plotësoi fitoren e madhe me tre gola të tjerë. Eduardo Vargas në të 54-ën dyfishoi shifrat për amerikano-jugorët.


Rezultati qëndroi gjatë i pandryshuar, derisa në minutën e 82-të, Alexis Sanchez thelloi në 3-0 epërsinë skuadrës së tij. Të shokuar japonezët, që pas vetëm një minute lojë duhet të nxirrnin sërish topin nga rrjeta e tyre. Eduardo Vargas vulosi fitoren e Kilit me golin e katërt dhe të dytin personal. Me këtë nisje, kampionët në fuqi të Amerikës së Jugut I kanë dërguar një sinjal të rëndësishëm të gjithë rivalëve, se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë me lehtësi trofeun.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb