Liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un e zë gjumi në mes të një ceremonie.

Ai njihet për mungesën e tolerancës nëse dikush nuk respektohen rregullat e regjimit komunist, madje ka ekzekutuar zyrtarë koreano-veriorë vetëm sepse i ka zënë gjumi gjatë tubimeve politike. Por me sa duket një gjë të tillë e ka bërë vetë.

Kim është filmuar gjatë një ceremonie përkujtimore të organizuar për 25-vjetorin e vdekjes së gjyshit të tij, lideri i Koresë së Veriut teksa e zinte gjumi. Ai shihet teksa dremit i ulur përballë turmës së madhe të njerëzve. Më pas merr frymë thellë dhe zgjohet. Duket se po përpiqet që të mbajë sytë hapur.

Kujtojmë që ish-ministri i Mbrojtjes koreano-verior është ekzekutuar sepse e kishte zënë gjumi gjatë paradës ushtarake. Edhe Kryeministri i Koresë së Veriut është ekzekutuar më parë sepse dremiste gjatë një fjalimi. Me Kim, sigurisht s’mund të ndodhë e njëjta gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: