KINE-Një shëtitje vërtetë e veçantë ajo që i ka ofruar polici kinez Qin Weijie një të moshuari.
Duke e parë në vështirësi teksa kalonte në vijat e bardha, polici ka vendosur ta ndihmojë, duke e marrë të moshuarin në shpinë, për të kaluar rrugën me trafik.

Një gjest që ka ngrohur zemrën e kalimtarëve dhe të gjithë atyre që kanë mundur të shohin këtë moment nëpërmjet kamerave të sigurisë në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Mianyang , në Kinë.

Edhe shoferët kanë dhënë ndihmën e tyre, duke pritur edhe pse semafori ishte jeshil, që të dy të kalonin rrugën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: