Artisti shumëdimensional Frederik Ndoci ka ardhur në një rrëfim ndryshe në ekranin e News24 në FitStation.

Ai ka zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa  për vendimin e kthimit përfundimtar në Shqipëri.

“Ardhja këtu është një sfidë. Fëmijët e mi janë shkaktarët kryesor. Më thanë pse të jemi dy fëmijë amerikan në Amerikë kur mund të jemi dy fëmijët e Frederikut në Shqipëri, këtë më tha edhe gruaja. Atëherë ju thash ju po më nxirrni nga burgu, se unë kisha mohuar veten, karrierën për fëmijët. Pas kësaj ju thash vrap valixhet”, tregoi artisti i njohur.

Per vendimin e shpërnguljes në Shqipëri Frederik Ndoci tregoi se nuk ua ka bërë me dije dy vajzave nga martesa e parë të cilat vazhdojnë jetën në SHBA.

” Të them të drejtën nuk ua kam treguar se nuk ju intereson ku shkoj vetë unë,  ato mjafton që marrin në telefon. Unë nuk kam qëndruar gjithë kohën në Amerikë, nuk është problem”- rrëfeu Ndoci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: