Një shaka e bërë mes shokësh gati sa nuk përfundoi në tragjedi për njërin pre tyre. I riu 18-vjeçar gati sa nuk pësoi ndonjë aksident fatal, pasi shoku i tij tentoi t’i bënte një shaka, duke përdorur një sharrë elektrike me zinxhirë.

18 vjeçari po festonte pushimet e Krishtlindjeve me katër miq të tij në qytezën Wickede në Gjermani.

Ai po pushonte në sediljen e një mini-furgoni, dhe në orët e para të mëngjesit, një nga miqtë e tij vendosi për të bërë një shaka, duke ia afruar atij tek qafa një sharrë elektrike me zinxhir.

Shoku, i cili u “befasua” i trembur zgjohet dhe me shpejtësi tenton të largohet nga aty – ku duke tentuar ta shtyjë shokun,lëndon dorën e tij.

Policia pas hetimeve tha se edhe pse nuk kishte qëllime për të lënduar adoleshentin, lojëra të tilla janë me rrezik.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb