Të tjera detaje mësohen për vrasjen në Ndroq të Tiranës.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin J.Gj nga Shijaku për vrasjen.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve mes autorit dhe viktimës.
Autori mësohet se ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar menjëherë mbi viktimën Dedja. Viktima Alfred Dedja banonte shumë pranë vendit ku ndodhi krimi. Në lokal në ato momente ka pasur edhe klientë, që janë tmerruar nga ngjarja. Ata janë çuar nga karriget dhe janë larguar me vrap.
Viktima mësohet se jetonte në Itali dhe njihej edhe me pseudonimin “Daku”.
(Balkanweb)