Trajneri i Liverpul, Jurgen Klopp, në intervistën pas ndeshjes që u mbyll me shifra të paprekura kundër Manchester United ka thumbuar indirekt trajnerin e “djajve të kuq” Jose Mourinho-n. Gjermani shprehet se United erdhi për një pikë në Liverpul dhe këtij qëllimi ia arriti, diçka që është e papranueshme për Liverpul.

“Mançesteri erdhi për një pikë në Anfield dhe e mori. Tek Liverpuli kjo lojë është e papranueshme, por për Mançesterin është OK. Patëm dy apo tre raste të mira, por De Gea bëri pritje të mrekullueshme. Kur luan ndaj një kundërshtari kaq mbrojtës, nuk krijon dot shumë raste”, – deklaroi Klopp.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb