KORCË

Koko-Fest  vijon në qytetin e Korçës duke mbajtur të mbërthyer jo vetëm publikun vendas por dhe shumë turistë që kanë udhëtuar atje për këtë ngjarje  të madhe artistike, siç  është  festivali i teatrit.

Në natën e gjashtë të tij, teatri i Prishtinës solli Karnavalet e Korçës, në shtepine e tyre.

Regjisori Altin Basha është kujdesur të sjellë aktorë të njohur të teatrit.

Komedia Lirike ka këtë subjekt: dy prindër egoistë, që zgjedhin fatin martesor të vajzës së tyre.

Komedia ngjalli kureshtje dhe emocion tek publiku, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet për batutat e aktorëve.

Me një kërkesë nga Teatri Kombëtar i Prishtinës Altin Basha vuri në skenë këtë vepër e cila arriti një rezultat të shkëlqyer sidomos me premierën në Korçë.

Edhe për vetë aktoret ka qenë një surprizë e bukur pjesëmarrja në Koko fest me Karnavalet e Korçës.

Festivali mbarëkombëtar i komedisë do të vijoje shfaqje e fundit me trupën nga Shkodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb