Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, është sot në Tiranë.
Ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Ram , ku i pranishëm kla qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Më pas do të ketë një takim me presidentin Bajram Begaj dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD Agron Gjekmarkaj, kryetaren ekomisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb