Një incident ka ndodhur në sallën e Kuvendit mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj. Deputeti Shehaj prej disa orësh po proteston në sallën e Kuvendit, duke kërkuar fjalën për procedurë.

Në një moment Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj.

Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb