Luftëtari luan shansin e tij më të mirë për të kaluar në renditje Tiranën dhe për t’u pozicionuar ne vendin e katërt në klasifikimin e Kategorisë Superiore.

Pakkush e kishte parashikuar një ecuri të tillë të gjirokastritëve, por ata janë kthyer në surprizën më të këndshme të pjesës së parë të sezonit dhe kërkojnë të konfirmohen edhe në të dytën.

Ndërkohë, Korabi luan finalen e radhës, pasi e tillë është çdo ndeshje për skuadrën që mban vendin e fundit në klasifikimin e Superiores, shkruan Panorama Sport.

MINUTË PAS MINUTE
84’ Aksion i shpejtë i Korabit me Ivanin e Hoxhajn, Bojom zgjidh gjithçka me ndërhyrjen e tij të saktë duke mos u dhënë mundësinë kundërshtarëve të gjuanin në portë.

80’ Goditje nga këndi për Luftëtarin. Topi arrin te Beqiri i cili mundohet ta kthejë drejt kuadratit por e çon sferën mbi traversë.

73’ Pas disa minutave qetësi, me ritmin e lojës që ka rënë ndjeshëm, vjen një shkëndijë nga Korabi. Arifaj provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga distanca por topi përfundon mbi traversë.

60’ Ka tension në fushë pas golit të dytë, situatë të cilin Jemini e zgjidh duke i dhënë karton të kuq Zefit nga njëra anë dhe të verdhin e dytë Ramadanit nga ana tjetër, për të lënë me 10 lojtarë të dy ekipet.

59’ Vjen shpejt edhe goli i dytë për vendasit. Kundërzbritje e shpejtë e Abazajt që gjen hapësira mes mbrojtjes së Korabit dhe dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë. 2-0

54′ Bregu kalon në avantazh Luftëtarin. Aksion i shkëlqyer me prekjen e parë i gjirokastritëve ku Rroca gjen saktësisht në zonë Bregun. Sulmuesi i talentuar nuk fal para Vujadinoviç. 1-0

49’ Hoxhaj i shmanget mbulimit të Bojom dhe hyn në zonë në krahun e majtë ku ndalet në mënyrë të gabuar nga Beqiri. Për Jeminin nuk ka dyshime dhe gjyqtaria bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi merr përsipër ta ekzekutojë vetë, por nuk mposht dot Ruçin i cili grushton goditjen e tij.

46′ Pjesa e dytë fillon me Jubanin në vend të Kaloshit në radhët e Korabit.

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Vetëm një minutë shtesë sinjalizohet nga gjyqtari i katërt.

40’ Pasiguri e mbrojtjes së Luftëtarit, përfiton Kaloshi i cili arrin të gjuajë në portë por jo me forcën e duhur sa për të mposhtur Ruçin.

31’ Rexhinaldo arrin të dërgojë topin në rrjetën e Korabit, por Jemini vërshëllen duke ndalur aksioni pasi sulmuesi ka bërë një faull të dukshëm ndaj portierit Vujadinoviç.

29’ Dy goditje nga këndi radhazi të skuadrës dibrane nuk prodhojnë rrezik për portën e Ruçit, por loja është zhvendosur në gjysmëfushën e vendasve të cilët lënë hapësira për kundërsulmin e rrezikshëm të ekipit mik.

18’ Veprim shumë i bukur i Bregut i cili provon të gjejë rrjetën me një roveshatë nga jashtë zonës por nuk ka shënjestrën për të dërguar topin në kuadrat.

14’ Një harkim nga e djathta gjen në zonë Mziun i cili gjuan me kokë, por topi kalon mbi traversë.

13’ në zhvillimin e një goditje nga këndi, Rexhinaldo nuk koordinohet siç duhet në gjuajtjen e tij në portë dhe sfera kalon lehtë në krahët e Vujadinoviç.

12’ Shumë pranë golit Luftëtari. Pas një goditje dënimi, topi përfundon te Bojom, i cili e kalon te Bregu. Gjuajtja e këtij të fundit me kokë kalon portierin dhe pastaj përplaset në traversë, ndërsa mbrojtja e Korabit largon rrezikun.

7′ Ka filluar me ritme të ulëta ndeshja, pasi dy skuadrat po tregohen shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira për kundërshtarët.

1’ Vendasit nisin ndeshjen me shkelmimin nga qendra.

Luftëtari-Korabi 2-0
54′ Bregu, 59′ Abazaj

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Bojom, Beqiri, Zguro, Ramadani, Rapa, Rroca (65′ Aleksi), Abazaj, Bregu, Rexhinaldo

Trajner: Mladen Milinkoviç
Korabi: Vujadinoviç, Çela, Prençi, Peposhi, Shabani, Zefi, Gavazaj (78′ Ivani), Kaloshi (46′ Jubani), Mziu, Arifaj, Hoxhaj

Trajner: Gerd Haxhiu
KV: Ramadani, Beqiri, Liçaj, Abazaj / Prençi
KK: Ramadani / Zefi
Gjyqtar: Lorenc Jemini

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: