Pavarësisht viteve që kalojnë, Serbia vazhdon të ngatërrojë futbollin me politikën. Te Federata e njohur, përveç fokusit te kombëtarja e tyre, nuk harrojnë asnjëherë të vëzhgojnë me kujdes sjelljen e shqiptarëve.

Së fundmi, Federata e Serbisë është ankuar në UEFA, pasi sipas saj tifozeritë e Shqipërisë e Kroacisë u bashkuan në kore kundër Serbisë, gjatë ndeshjes. Në ankesën e bërë, shkruhet se përfaqësuesja mund të tërhiqet nga gara, nëse nuk merren ndëshkimet e duhura. Mbetet të shihet përgjigja e organit më të rëndësishëm futbollistik në Europë, në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se Serbisë iu pranua ankesa e bërë për një gazetar nga Kosova, i cili pasi bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi-Angli, nuk do ketë të drejtë të bëjë detyrën e tij deri në fund të kompeticionit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb