Andre Gomes do të zbresë sërish në fushë. Protagonist i një përplasjeje të tmerrshme gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Totenhemit, mesfushori i Evertonit i është nështruar ditën e sotme ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa klubi anglez ka dhënë edhe kohët e rikuperimit për ish-lojtarin e Barcelonës.

“Operacioni për riparimin e frakturës në kaviljen e djathtë ka shkuar shumë mirë. Lojtari portugez do të kalojë pak kohë në spital që të rikuperohet përpara se të kthehet në USM Finch Farm për të nisur fazën e tij të rikuperimit nën udhëheqjen e stafit mjekësor të klubit. 26-vjeçari pritet që të rikuperohet plotësisht,” lexohet në komunikatën e Totenhemit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: