Tifozët e Legia Varshavës kanë përkujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës. Gjatë ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve, kundër Astanas, tifozët polakë kanë hapur një banderolë për të përkujtuar të vrarët e Luftës së Dytë Botërore.

Banderola gjigante e hapur nga tifozët e Legias, ka hapur debat në tërë kontinentin e vjetër. “Gjatë Kryengritjes së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë”, shkruhet në banderolë, raporton tg.

koreografi-12

Edhe pamja e saj është e tmerrshme, një SS nazist që i drejton pistoletën në kokë një fëmije me kapele me flamur polak.

Kjo koreografi u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb