Ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës dhe Bullgarisë për kualifikueset e Evropianit  të vitit 2020 ka përfunduar në barazm 1:1.

Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, u mbyll me rezultatin 0-1 për bullgarët, falë golit me kokë të Bozhikov në minutën e 39-të, por në tërësi ekipi i Shaland dominoi, duke krijuar një sërë rastesh me Rashicën e Celinën.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli shënoi një super golduke çuar rezultatin në barazim 1:1. Edhe pas shumë përpjekjeve dhe rasteve të shumta të Kosovës, rezultati mbeti i pandryshuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb