Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se gjendja paraqitet problematike në Novoselë.

Ai tha se lumi Vjosa ka dalë nga shtati, ndërsa brenda në qytet ka pasur probleme në zonën e Ujit të Ftohtë, kjo edhe për shkak të prerjes masive të pyjeve gjatë verës si dhe ndërtimeve pa kriter.

“Ka një gjendje problematike në Novoselë. Vjosa ka nisur te dale nga shtrati. Po shohim situatën e kemi në kontroll. Po mbikëqyrim situatën dhe po monitorojmë çdo gjë. Siç tash edhe më parë, zona më problematike është Novosela. Problematikat më të mëdha kanë ndodhur në zonën e ujit të ftohtë, kjo edhe për shkak të djegies së pyjeve në kodrën e qytetit, si dhe ndërtimet pa kriter.”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: