Shtyrja e “El Casico” që la pushim Barcelonën dhe Realin e Madridit në javën e 10-të të La Liga ka sjellë një situatë aspak normale në renditje. “Një revolucion i të vegjëlve” e cilësojnë mediat iberike dhe ndoshta ky është emri I duhur kur sheh që kampionati spanjoll kryesohet nga Granada, atje lart për herë parë pas më shumë se katër dekadash.

Spanja
Spanja

Vështirë për t’u besuar, por është kjo skuadër që konfirmoi veten si surprizë në këtë sezon të La Liga pas fitores 1-0 kundër Betis që e ngjit në kuotën e 20 pikëve, vetëm 1 më pak se Barcelona.

Por jo vetëm kaq. Në vendin e tretë dhe me pikë të barabarta me skuadrën katalunjase është Real Sociedad. Baskët gjithashtu po bëjnë një kampionat të shkëlqyer, duke ruajtur serinë pozitive me fitoren 1-0 në transfertën kundër Celta Vigo.

Në mungesë të rivalëve direktë edhe Atletico Madrid përfitoi për t’u kthyer sërish në garën për titullin kampion.

Skuadra e Diego Simeone I dha fund serisë negative, duke mundur 2-0 Athletic Bilbao. Një fitore të rëndësishme regjistroi edhe Sevilla, që kaloi 2-0 Getafe.

Ndërkohë, Valencia vazhdon të zhgënjejë në këtë sezon të La Liga, duke u mundur me përmbysje 3-1 në fushën e Osasuna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb