Kristian Asllani protagonist. Mesfushori i Shqipërisë ka realizuar gol fantastik direkt nga goditja e këndit, në Kupën e Italisë, në ndeshjen e Interit ndaj Udineses.
Tekniku Inzaghi i dhuroi atij një fanellë titullari, me Asllanin që i shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë.
Asllani nuk ka patur shumë minuta në dispozicion në këtë sezon, për shkak të rivalitetit të madh në mesin e fushës.
(BalkanWeb)