Brazili zhgënjen të gjitha parashikimet dhe I lejon Perusë të marrë revanshin pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës. Pesë herë kampionët e botës u mundën 1-0 në miqësoren që riktheu Neymar në fushën e lojës pas një mungese të gjatë.

Sulmuesi brazilian u aktivizua si zëvendësues në minutën e 63-të, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij. Pavarësisht rasteve për shënim, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 85-të, kur Abram suprizoi “Selecao” për të vulosur fitoren e Perusë në këtë miqësore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb